Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi, ka denoncuar kushtet e rënda në spitalin e Lushnjës, duke e quajtur situatën dramatike dhe duke theksuar se mungesa e pajisjeve dhe financimeve është një problem i madh për shëndetësinë në këtë qytet.
Ai ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe për një rritje të buxhetit për të mundësuar një shërbim më të mirë për qytetarët e Lushnjës dhe zonat përreth.
“Situata është dramatike. Pamjet flasin vetë, le të vijnë ta shikojnë. E para, duhet ndryshuar statusi nga bashkiak në rajonal, të ketë më shumë investime dhe buxhet. Spitali është në kushte të tmerrshme, nuk ka as pajisje që funksionojnë, madje edhe aparatura që ka urgjenca nuk punojnë. Kjo është një katastrofë! Mungojnë medikamentet dhe analizon njerëzit vetëm në spitalet private. Ky spital shërben për 250 mijë banorë, por kushdo që ka nevojë për analiza shkon në Tiranë”, tha Korreshi.









