Ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në faqen facebook ka shpërndarë mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa, i përkasin njëri tjetrin.
Postimi i Abasadës Amerikane në Tiranë
Ne duam një Aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes. Dhe e vetmja frikë që kemi është frika nga turpi që nuk i lëmë kombet tona më krenare, më të forta dhe më të pasura për fëmijët tanë. Një Aleancë e gatshme të mbrojë popujt tanë, të ruajë interesat tona dhe të mbrojë lirinë e veprimit që na lejon të formësojmë vetë fatin tonë.









