-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polonia: Europa meriton një vend në tryezën e negociateve për përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, ka thënë se Evropa meriton ta ketë një ulëse në tryezën e negociatave për përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Gjatë fjalimit në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, ai ka thënë se evropianët janë ata që paguajnë për këtë luftë ndërsa shpenzimet e amerikanëve për të, gjatë vitit të fundit, janë pothuajse zero.

Me këtë qëndrim është pajtuar edhe ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili ka theksuar se megjithëqë Evropa po e paguan çmimin, presidenti rus, Vladimir Putin, refuzon të negociojë me evropianët ndërsa këtë e lejojnë amerikanët.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmjetësuar disa raunde negociatash mes Rusisë e Ukrainës ndërsa këtë angazhim do ta bëjnë edhe në bisedimet e ardhshme që palët do t’i mbajnë javën e ardhshme në Gjenevë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit