Armand Duka u rizgjodh sot për herë të shtatë si president në Punimet e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së. Duka nuk kishte kundërshtarë përballë. Ai e mban këtë funksion drejtues që prej vitit 2002.
Ai u propozua nga 33 anëtarë të FSHF-së të cilët kanë vlerësuar se gjatë drejtimit të tij, futbolli shqiptar ka njohur “suksese të rëndësishme”.
Procesi i votimit u zhvillua sipas rregullores statutore në prani të delegatëve të klubeve dhe shoqatave të futbollit.









