Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot nismën ligjore që ndalon SPAK-un dhe gjykatën e Posaçme për të pezulluar Kryeministrin por edhe disa kategori të tjera. Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i sqaroi duke theksuar se në listë përpos Kryeministrit janë edhe; Zv/ kryeministri, shkaku i Belinda Balluku nga nisi gjithçka, Presidenti, Ministrat, kreu i KLSH-së, Avokati i Popullit dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Prekja e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale ka shkaktuar reagime të shumta. Por Manja tha se pezullimi i një ministri është baraz me shkarkimin e tij nga detyra. Theksoi se kjo nismë ligjore nuk e pengon hetimin e prokurorisë. “Nisma ligjore për forcimin e kufirit të pakalueshëm që ndan gjyqësorin nga dy pushtetet e tjera kushtetuese dhe ndalon përfundimisht pezullimin e funksioneve kushtetuese” tha Rama.









