I ftuar në emisionin “5Pyetjet”, nga Babaramo, gazetari Ermal Peçi foli për gjuhën që përdorin liderët e dy partive politike më të mëdha në Shqipëri ndaj institucionit të SPAK dhe sfidat që kanë hasur me të gjatë kësaj dekade.
“Spaku këtu trajtohet me pekulë dhe kështu qëndron, sepse vetëm SPAK ka arritur të nxjerrë dhe të hetojë lidhjet okulte që ne nuk kemi pasur dot mundësinë ti shikojmë. I vetmi insititucion apo kundërshtar real që ka Edi Rama sot është SPAK, insititucioni i drejtësisë. Kjo është e dukshme sepse qeveria ka probleme me drejtësinë, 3/4 e bashkive është në SPAK. Të njëjtin problem ka edhe PD, sepse kupolën drejtuese politike e ka SPAK”, u shpreh Peçi.









