-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama dje në Durrës, Këlliçi: Po shmang përballjet por jo realitetin!

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, përmes një postimi në facebook ka reagur lidhur me situatën e djeshme të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Durrës dhe pritjen nga protestuesit e projektit TID.

Postimi i Këlliçit

Po në ato 30 metra pa lavdi, Kodi do të të mbrojë?!
Edi Rama është gjithnjë i rrethuar me gardë e kordonë sigurie, me audiencë të përzgjedhur mes militantësh e patronazhistësh dhe kontaktin me realitetin e ka zëvendësuar me propagandë.
Një sferë e mbyllur ku ai krekoset çdo ditë. Shmang përballjet në studio, parlamentin, dhe çdo instancë ku duhet të japë llogari.
Tani i shtoi kësaj korace dhe imunitetin ekstra me Kod!!!
Por ajo që ndodhi në Durrës të shtunën, është një copëz që i shpëtoi kontrollit. Eshtë realiteti. Në të vetmin moment nga dera e bashkisë te makina, ku pati ballafaqim me qytetarët, Edi Rama mori këto mesazhe: hajdut pronash, i lidhur me krimin, ku e ke Gysin, dhe padyshim emblematikja, Rama ik.
Kjo pritje do t’i rezervohej kryeministrit më të korruptuar në Europë në çdo shesh, e kudo ku do të kishte një afërsi me njerëzit, jashtë mekanizmit propagandues e filtrave të sigurisë.
Ato 30 metra në Durrës të paçensuruara dot, janë sentimenti i popullit për të, janë e vërteta e qeverisjes 13 vjeçare.
Ato sekonda dëshmojnë se qytetarët nuk kanë më frikë. Kanë ardhur në momentin kur pushteti i korruptuar dhe i lidhur me krimin u ka marrë gjithçka dhe shumë vite të jetës.
Qytetarët nuk duan më vetëm të ndahen nga ky makth 4 mandatesh, por duan drejtësi, pra ndëshkim!
Pas atyre 30 metrave ‘walk of shame’, Edi Rama do marrë çdo masë që e tillë skenë të mos ndodhë më. Po kjo nuk do të thotë që pakënaqësia e mllefi do ikin, meqë s’do shfaqen në publik. Përkundrazi, do shtohen!
Bashkë me qytetarët me motrat e vëllezërit, me të rinjtë e të rejat e këtij vendi do ta manifestojmë me të madhe këtë të vërtetë me 20 shkurt, para zyrës së krimit dhe korrupsionit.
Pas 4 ditësh, me pasion, me energji, me dashuri për Shqipërinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit