Një ngjarje ka ndodhur në Croydon, Angli, ku një i ri shqiptar, Lorik Abazi, ka humbur jetën pas një sulmi me thikë.
Viktima, 22 vjeç, u qëllua për vdekje ditën e diel, ndërsa dy vajza të moshës 25 vjeçare dhe një djalë 28 vjeçar janë arrestuar si të dyshuar për këtë krim.
Njëra prej vajzave u lirua më vonë me kusht, ndërsa dy të rinj të tjerë të moshës 21 vjeç, të cilët gjithashtu u gjetën me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse, janë arrestuar nën dyshimin për përleshje.
Sipas raporteve të BBC, autoritetet kanë nisur hetimet, por ende nuk janë zbuluar rrethanat e ngjarjes.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për çdo informacion, pamje apo filmime që mund të ndihmojnë hetimet.
Ky krim i rëndë ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë e të rinjve, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.









