Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot nga foltorja me demokratët e Krujës, ku ndali theksin te 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës dhe mesazhi historik që, sipas tij, përcjell kjo datë për shqiptarët.
Fjala e Berishës
Sot ne kemi një datë të madhe pavarësinë e Kosovës. Në kushtet më të pabarabartë, shqiptarët ia dolën të bëjnë të pamundurën të mundur. Ia dolën me përpjekje mbinjerëzore, me luftën e tyre të bëjnë të pavarur Kosovën. Në këtë 18-vjetor Kosova vjen si një shtet, shembull demokracie shprese për rajonin dhe shqiptarët. Pra, kthehem në ato vite kur presidenti Ibrahim Rugova çdo ditë përsëriste kërkesën për pavarësi. Absolutisht asnjeri, në një kancelari të huaj nuk e mbështeste këtë kërkesë. Por ja që u bë realitet, ishte kauzë e drejtë. Gëzuar edhe një herë datën e dytë më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare.
Në Shqipëri është vendosur një diktaturë e dytë. Jo si ajo e para që ndalonte partitë politike, por një diktaturë autoritare që pranon dhe shtyp pluralizmin.









