Përmes një postimi në Facebook, kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndarë disa foto nga takimi me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, i cili ishte i pranishëm në Kosovë për Ditën e Pavarësisë.
Postimii Haxhiut
Kënaqësi të mirëprisja, në Ditën e Pavarësisë, në Kuvendin e Kosovës, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, të shoqëruar nga ambasadori, z. Petrit Malaj.
Presidenti Begaj shprehu mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në proceset vendore dhe ato integruese evropiane.
E falënderova për vizitën dhe urimet, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës, para e gjatë luftës sikurse edhe në periudhat e mëvonshme të shtetndërtimit dhe integrimit ndërkombëtar.
Gjatë takimit folëm për sfidat e përbashkëta dhe ndamë zotimin për mbështetje të ndërsjellë mes dy shteteve tona shqiptare.









