Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë.
Në marshimin e paqes në ditën e pavarësisë së Kosovës që zhvillohet në mbështetje të 4 ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, pjesëmarrës dhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, ashtu si dhe djemtë e Kadri Veselit. Në marshim janë pjesë dhe figura të fushave të tjera përveç politikës, si Yll Limani, Festim Arifi, Albina Kelmendi e të tjerë.
Mijëra qytetarë shqiptarë sot nuk i ndali as moti i keq dhe dëbora që ka përfshirë Prishtinën.
FOTO/ Kosova mban protestën për liderët e UÇK, Osmani në krah të Ballës









