Ditën e martë, moti pritet të jetë i vranët, me vranësira mesatare deri të dendura, më të theksuara gjatë pjesës së parë të ditës. Reshjet e shiut do të fillojnë që në orët e para të ditës, duke u intensifikuar gjatë mëngjesit, veçanërisht në jug, ku reshjet do të jenë më të forta në intervale të shkurtra kohore. Pjesa tjetër e ditës do të vazhdojë me reshje të herëpashershme, me intensitet të ulët, ndonjëherë deri mesatar dhe shtrëngata afatshkurtra.
Në Alpe, reshjet e borës priten në lartësitë mbi 500-700 metra dhe mbi 700-800 metra në zonat juglindore, me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare deri në 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, mund të arrijë deri në 24 m/s. Deti pritet të ketë valëzime nga 3 deri në 5 ballë.
/5pyetjet.al









