Me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka uruar qytetarët e Kosovës, duke theksuar sakrificat e jashtëzakonshme që kanë mundësuar arritjen e lirisë.
Ajo ka shprehur respekt dhe nderim për figurat historike si presidentin Ibrahim Rugova, komandantin Adem Jashari dhe mijëra dëshmorët dhe heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar këtë ditë si një moment të bashkimit dhe festimit të shtetit të ri dhe të pjekur të Kosovës.
“Ju uroj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për 18 vjetorin e pavarësisë së shtetit. Është një ditë ku të gjithë bëhemi bashkë për të festuar këtë përvjetor të shtetit tonë të ri, që po hyn në moshë të pjekur. Sakrifica për të arritur deri këtu ka qenë shekullore, në fakt kanë qenë breza të tërë që kanë dhënë gjithçka që sot ne ta gëzojmë shtetin e Kosovës.
Shprehim respektin më të thellë për rrugën, kontributin dhe vizionin e presidentin historik Ibrahim Rugova, për sakrificën e familjes Jashari në krye me komandantin Adem Jashari dhe për mijëra dëshmor, heronj të UÇK-së, për të gjithë ata që dhanë jetën dhe bën sakrificë në mënyrë që ne sot ta gëzojmë shtetit tonë”, tha presidentja Osmani.
/5pyetjet.al









