-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët

Kryesoret

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancën solemne në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se 18 vjet më parë Kosova u ngrit nga vuajtja në dinjitet e nga rezistenca në shtetësi. Ajo ka thënë se 18 vjet më parë Kosova u shpall shtet i lirë, i pavarur e sovran duke i dhënë fund një udhëtimi të gjatë e të dhimbshëm, por duke hapur një kapitull të ri të historisë kombëtare.

Osmani ka përmendur edhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se ajo ishte e drejtë dhe se çdo përpjekje për ta njollosur atë, dëmton themelet e paqes afatgjate. Ka deklaruar se lufta çlirimtare ishte betim i përgjakur i një populli që donte të jetonte i lirë në vendin e vet.

“Ajo u ndërtua nga ata që u persekutuan, u luftuan, u burgosen por asnjëherë nuk u nënshtruan. Në  themelin e shtetit tonë qëndron vizioni i presidentit historik, Ibrahim Rugova, arkitektit të pavarësisë sonë. Me vizion ai udhëhoqi popullin. Historia u brumos në periudhën e luftës për liri. Ajo mban emrin e  komandantit Adem Jashari.

UÇK-ja është ideali  më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj. Kjo luftë ishte e drejtë dhe gjithnjë e pastër. Çdo përpjekje për ta njollosur atë është e padrejtë, historikisht e pavërtetë dhe e papranueshme. Krerët e UÇK-së që sot gjenden në Hagë së bashku me mijëra luftëtarë dhe me popullin tonë u ngritën për liri e dinjitet”, ka thënë ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit