Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që ndodhet prej më shumë se pesë vitesh në Hagë në pritje të vendimit pas pretencës që kërkoi 45 vite burg për të. Në telefon dëgjohet zëri i tij. Rama thotë se më shumë se kaq nuk mund të bëjë për lirimin e tyre.
“Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush” shkruan ai.









