-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi të kalonte 34 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, procedohet gruaja nga Burreli

Kryesoret

Një person është vënë nën hetim nga Policia Kufitare në Kakavijë, pasi tentoi të kalonte kufirin duke nxjerrë nga Shqipëria një shumë prej 34,700 euro, pa e deklaruar siç parashikon ligji. Gjatë kontrollit në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare kontrolluan çantën e D. B., ku u gjet shumën e parave të paparaqitura, duke ngritur dyshime për shkelje të rregullave të ligjit për kalimin e kufirit.

Pas veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori. D. B., banues në Burrel, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Po ashtu, shuma prej 34,700 euro është sekuestruar si provë materiale dhe materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit