-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha takim me eurodeputetin Gahler: Ndryshimet ligjore që synon Rama dëmtojnë integrimin në BE

Kryesoret

Kreu demokrat, Sali Berisha, përmes një postimi në facebook ka ndarë disa foto, gjatë takimit të kryer ditën e sotme në selinë e PD, me eurodeputetin Michael Gahler, koordinator i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore në Parlamentin Europiane.

Postimi i Berishës

Sot prita në një takim në selinë e PD, eurodeputetin Michael Gahler koordinator i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore në Parlamentin Europiane.
Theksova se amendamentet ligjore që synon Rama dëmtojnë, jo vetëm luftën e drejtësisë kundër korrupsionit, por edhe procesin e integrimit europian. Opozita e mbështet pa kushte procesin e intengrimit në BE, por kërkon që ky proces të jetë gjithëpërfshirës i bazuar në meritë dhe të mos përdoret për qëllime propagandistike nga qeveria.
Bashkë me Gahler u ndalëm edhe te zgjedhjet e fundit në Shqipëri, dhe ku u shpreha i kënaqur me faktin se një mison vëzhgues u dërgua nga Parlamenti Europian, dhe eurodeputeti ishte pjesë e tij dhe mundi të shihte vetë ato shkelje të rënda që thekson raporti i OSBE, por edhe 7 rezoluta ndërkomëbtare, që i kanë dënuar hapur zgjedhjet e manipuluara shqiptare. Lidhjet e Edi Ramës me Kartelet e drogës ishin gjithashtu çeshtje ë diskutuan gjerësisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit