Kreu i Sali Berisha ka deklaruar në një konferencë për shtyp se opozita ka mbajtur qëndrim të palëkundur kundër të ashtuquajturës “Paketa e maleve”, të cilën ai e cilësoi si një nismë të miratuar nga mazhoranca.
Sipas tij, Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë votë pro kësaj pakete dhe po përgatit hapjen e një padie në Gjykatën Kushtetuese.
“Paketa e maleve është cilësuar që në fillim si paketa e mafies dhe është kundërshtuar nga ne. Është miratuar me 73 vota në mars nga partia e krimit. Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë votë për paketën e maleve. Ne jemi duke përgatitur padinë për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese. Siç e shihni, kjo parti ka mbajtur qëndrim të palëkundur.”









