Kryetari i delegacionit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister nga Tirana deklaroi se dosja e Ballukut është një test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit.
“Kjo është diçka që ka luajtur një rol në vizitën tonë këtu, nuk jam në pozitën për të dhënë komente për cështje të veçanta. Jam në dijeni të kësaj cështje por është një cështje që nuk ka të bëjë vetëm me aspekte juridike por edhe përgjegjësi politike. Në këtë rast që përfshin zonjën Balluku, test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit.
Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë, Gonzato u shpreh se “Ne i ndjekim nga afër të gjitha nismat e qeverisë që kanë lidhje me shtetin ligjor jo vetëm se jemi të merakosur për harmonizimin e tyre me BE por edhe që të mos prekin reformën në drejtësi. Sa i takon prekjes apo ndikimit në këtë rast nuk do të kisha një koment. Presim që të konsultohemi për këto nisma”.









