SPAK mbylli hetimet, por Gjykata e Posaçme ka rrëzuar Prokurorinë e Posaçme duke kërkuar vijimin e hetimeve për Irena Gjokën. Por cfarë ka ndodhur?
Në kallëzimin e depozituar në qershor 2025 në SPAK, PD pretendonte se gjyqtarja Irena Gjoka kishte falsifikuar formularët e dekriminalizimit.
Sipas PD, Gjoka nuk kishte deklaruar në këto formularë një dënim penal të dhënë ndaj saj nga Gjykata e Janinës në vitin 2005 për mbajtjen e një dokumenti të falsifikuar.
Pas 10 muajsh hetim, SPAK provoi ekzistencën e dënimit grek, por nënvizoi se Gjoka nuk ka pasur dijeni për të dhe se, për shkak të kohës së kaluar, vepra është parashkruar.
Me pretendimin se nuk ka kushte ligjore për vijimin e ndjekjes penale, SPAK kërkoi pushimin e hetimit.









