Gjatë mbajtjes së seancës së sotme plenare nuk kanë munguar edhe replikat dhe debatet mes deputetëve të opozitës dhe atyre të maxhorancës.
Një replikë është zhvilluar mes deputetit demokrat Gazment Bardhi dhe Ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu, lidhur me çështjen e sigurisë.
Pjesë nga replika:
Vengu: Ju kaloni kohën tuaj duke nxirë vendin dhe mshz poltike i transferoni në çdo frkuencë të mundshme mediatike apo politike. Edhe ti koleg i ndëruar e ke formuluar lincimin politk si armë por e vetmja trimëri që ke është kalimi nga Luli te doktori. Sa i përket portit të Durrësit unë iu kujtoj shumë mirë se si ishte opara shumë vitesh e si është tnai.
Ju ftoj të vizitoni herë pas herë se ju nuk e njihni logjistikën shqiptare. Unë kam qenë pjesë e një ministeriali të NATO-s, i rëndësishëm për ne sepse u mor vendimi që u kërkua me ngulm nga qeveri shqiptare. Që në 2022 unë kam qenë pjesë e aaj skuadre që ka këkuar përfshirjen e korridorit 8 e të kompleksit portual Durrës në Porto Romano në infrastrukturën kritike të alancës.
Bardhi: Zoti ministër lodhesh kot se kjo qeveri do të ndryshojë dhe fati yt tashmë është i shkruar. Ti vazhdon dhe në detyrën e re të jesh rrezik për sigurinë komnbetarë, si ministër i mbrojtjes.









