Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi se socialistët se përpara ndërkombëtarëve heshtin për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
“Sot shqiptarët presin nga ky parlament heqjen me urgjencë të imunitetit të Edi Ramës në fakt, por në fakt në letra të Lubi Ballukut. Ju keni marrë një mision të pamundur. Këtë që po bëni ju nuk e ka bërë kush kurrë.
Ju jeni gati të ndryshoni ligje për të mbrojtur një hajdut që është damkosur para shqiptarëve. Ai (Rama) po u përdor ju si lolo, si zar, po u keqpërdor në shkallën më të lartë. Këta avoketërit e Lubisë para të huajve nuk thonë një fjalë kurse këtu ju nxisin drejt një krimi. Pyesni dje cfarë thonë në prani me të huajt? Asnjë fjalë për Lubinë” tha ai.









