-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Braçe: Shkolla Edit Durham ende nuk funksionon

Kryesoret

Në një seancë të Kuvendit, deputeti Erion Braçe ka ngritur shqetësime lidhur me mbylljen e një shkolle dhe vonesat në hapjen e saj, duke kërkuar përgjigje të qarta mbi arsyet e kësaj vonese.

Ai theksoi se shkolla është përfunduar prej kohësh, dhe për këtë arsye prindërit dhe nxënësit janë të paqartë për datën e saktë të hapjes.

“Jam paraqitur më 2 shkurt me kërkesë për seancë pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit, por javën tjetër është javë e gjelbër dhe ka kaluar më shumë se 4 javë pa një përgjigje. Afati maksimal që rregullorja e Kuvendit përcakton është 3 javë, jo 4. Po ashtu, shkolla ‘Edit Durham’ është përfunduar, por ende nuk është në funksion. Koha për çështje të rëndësishme shpenzohet me çështje jashtë rendit të ditës, ndërsa për çështjet që duhen adresuar, koha është shumë e kufizuar. Kam një seri kërkesash për marrje informacioni dhe është ezauruar çdo afat me Tatimet dhe AKU. Nëse vazhdon të mos merren përgjigje, do të shkojmë drejt një kallëzimi penal.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit