-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbreti Charles III: Hetimet ndaj Andrew do të ndjekin procesin e duhur të drejtësisë

Kryesoret

Mbreti Charles III ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të vëllait të tij, ish-princit Andrew, i cili po hetohet për dyshime të shpërdorimit të detyrës dhe sjellje të papërshtatshme në ushtrimin e funksioneve publike.

Në një deklaratë zyrtare, Mbreti ka shprehur shqetësimin e tij dhe ka theksuar rëndësinë e një hetimi të plotë dhe të drejtë për këtë çështje.

“Kam mësuar me shqetësim të thellë lajmet rreth Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimet për sjelljen e tij në detyrën publike,” shprehet Mbreti Charles III. Ai shtoi se hetimet do të zhvillohen në mënyrën e duhur dhe nga autoritetet kompetente, duke garantuar bashkëpunimin e plotë të familjes mbretërore. “Siç kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të sinqertë. Le të bëj të qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e tij,” përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit