Zëvendëspresidenti i Këshilli i Sigurimit i Rusisë dhe kryetar i partisë Rusia e Bashkuar, Dmitry Medvedev, tha se operacioni ushtarak në Ukrainë është garantimi i paqes dhe stabilitetit.
Nuk mungojnë edh tone përçmuese ndaj presidentit të Ukrainës Zelenskyit.
“Më e rëndësishmja në vendin tonë është se zhvillimi vazhdon, përparimi teknologjik po ecën përpara. Por edhe operacioni special ushtarak në Ukrainë është në zhvillim dhe sigurisht që do të përfundojë.
Qëllimi është të sigurohen paqja, stabiliteti dhe zhvillimi i vendit tonë për dekadat e ardhshme”, u shpreh ai.
Zyrtari rus nënvizoi gjithashtu se Moska nuk mund të pranojë ekzistencën e një shteti “jomiqësor” në kufijtë e saj, veçanërisht nëse ai është pjesë e NATO.
“Fatkeqësisht, nuk mund ta tolerojmë idenë e një shteti që ndodhet pranë vendit tonë dhe është armiqësor ndaj nesh, veçanërisht kur ai është pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut, pra e NATO-s”, deklaroi ai gjatë një takimi me punonjësit.
Medvedev përsëriti se Rusia “do të arrijë paqen dhe do të garantojë sigurinë e shtetit të saj”, duke theksuar se objektivat strategjikë të vendit mbeten të pandryshuar.









