-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë, arrestohet 38-vjeçari që mbante armë zjarri

Kryesoret

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Vlorë, ku 38-vjeçari A. Sh. është arrestuar pasi u konfliktua me një person tjetër dhe mbante me vete një armë zjarri pa leje.

Ai u kap nga policia pasi tentoi të fshihte pistoletën me fishekë që kishte mbajtur në një lulishte, pas ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë mori informacion për një përplasje mes dy individëve në një lokal në lagjen “Uji i Ftohtë” dhe reagoi menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Pas arrestimit, u sekuestrua pistoleta dhe municioni i gjetur si prova materiale.

Nga hetimet ka rezultuar se konflikti ndodhi për motive të dobëta mes A. Sh. dhe B. J., 30 vjeç, banues në Vlorë. Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia e Vlorës ka theksuar angazhimin e saj për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, duke reaguar me shpejtësi ndaj çdo situate që mund të rrezikonte sigurinë e qytetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit