-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Probleme në aksin Librazhd-Pogradec, ARRSH: Qarkullimi do të bëhet me një korsi!

Kryesoret

Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi faqen e tij facebook, ka dhënë in formacion në mënyrë të detajuar për çarjet e segmetit rrugor, Librazhd-Pogradec, në vendin e njohur si “Arrat e Gurrës”, duke theksuar se autoritetet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për normalizimin e kësaj situate dhe se qarkullimi i mjeteve do të lejohet vetëm në një korsi.

Postimii ARRSH

Në aksin Librazhd-Pogradec, në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, është konstatuar se çarjet e vjetra dhe të reja që ishin shfaqur në këtë zonë janë thelluar akoma më shumë, duke paraqitur një situatë të pasigurt për përdoruesit e rrugës.
Në këto kushte, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërmarrë menjëherë masat paraprake emergjente për parandalimin e aksidenteve të mundshme.
Duke filluar që sot, në koordinim dhe me Policinë e Shtetit, do të ketë kufizim të lëvizjes me një korsi në vendin e rrëshqitjes, duke vendosur semafor për disiplinimin e trafikut.
Në vijim, do të merren masa për realizimin e një korsie tjetër provizore në të majtë të trupit të rrugës, për të siguruar qarkullimin e mjeteve me dy sense.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve si dhe të banorëve të zonës, për këtë ndërhyrje në rrugë dhe kufizimin e lëvizjes në këtë segment, por që vlerësohet e domosdoshme për sigurinë rrugore.
lobrazhd pogradec rruga1

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit