Media franceze, “El Pais” në një artikull të publikuar së fundmi i ka kushtuar vëmendje të madhe situatës politike në Shqipëri dhe luftës që po bën qeveria kundër drejtësisë për mbrojtjen e zv. kryeministres Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO.
Artikulli i “El Pais” nënvizon:
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama di si ta tërheqë vëmendjen drejt vendit të tij.
Ish-basketbollisti i kombëtares, prezantoi “Diellën”, një ministre praktikisht përgjegjëse për prokurimin publik, vetëm shtatorin e kaluar. Kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë, i cili ka qenë në detyrë për më shumë se 12 vjet dhe tani po shërben mandatin e tij të katërt, fitoi zgjedhjet e vitit 2025 duke premtuar anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE deri në vitin 2030.
Për të arritur këtë qëllim, luftimi i korrupsionit është thelbësor një nga kërkesat kryesore të Brukselit për vendin me 2.3 milionë banorë, i cili zyrtarisht filloi negociatat e pranimit në BE katër vjet më parë.
Zyra e Prokurorit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkoi pezullimin e një figure kyçe në qeverinë e Ramës, zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Zyra e Prokurorit e akuzoi atë për “shkelje të barazisë në tenderët publikë, por ai refuzon që t’ia heqë imunitetin.
Duke prezantuar iniciativën, Rama sqaroi:
“Ne nuk po ia delegojmë “Diellës” përgjegjësinë e qeverisjes apo të marrjes së vendimeve përfundimtare. Po i japim asaj përgjegjësinë për të bërë atë që bën më mirë; përpunimin e shpejtë të të dhënave dhe dhënien e përgjigjeve shumë të shpejta…Tenderët publikë do të jenë 100% të lirë nga korrupsioni.”









