Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar maxhorancën për dështimin në plotësimin e kushteve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku theksoi se gjatë këtyre 12 viteve Shqipëria ka humbur mundësinë për të përmbyllur procesin e integrimit dhe ka nënvizuar se problemi kryesor mbetet mbështetje e dobët për reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit.
“Parlamenti vitet e fundit ka dështuar të ketë debat real për politikën e jashtme dhe për procesin e integrimit. Ka të paktën 10 vite që parlamenti nuk merr mundimin të diskutojë një rezolutë të përbashkët për integrimin. Shqipëria ka asetin se opozita e mbështet këtë proces, por maxhoranca ka dështuar të plotësojë kriteret e kërkuara për integrimin. Çdo vit është marrë më shumë me propagandë sesa me përmbushjen e kushteve të integrimit,” u shpreh Jorida Tabaku.
Related