Liderët e rreth 40 shteteve ndodhen në Institutin Amerikan të Paqes në Uashington, në takimin përurues të Bordit të Paqes, një nismë e Presidentit amerikan Donald Trump. Në momentin e fotos familjare kryeministri i Shqiperise, Edi Rama dhe presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani shtrenguan duart me Presidentin Trump.

Fjalën e mirëseardhjes do ta ketë shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, si dhe zv.Presidenti i Amerikës. Mes personaliteteve të pranishëm që do të mbajnë një fjalim janë Sekretari amerikan i Shtetit Rubio, Steve Witkoff, Tony Blair dhe Jaerd Kushner.









