-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në Vlorë/ Audi përplas drejtuesin e biçikletës, gjendja e tij kritike

Kryesoret

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Rrugën Transbalkanike në Vlorë, ku një automjet tip Audi ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

Sipas informacioneve të para, pas përplasjes, biçiklisti ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, i cili do të hetohet për të zbuluar rrethanat e plota të aksidentit.

Po ashtu, po kryhen hetime për të përcaktuar shpejtësinë dhe kushtet e mundshme që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

Autoritetet vijojnë punën për të siguruar informacionet dhe provat që do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit