-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla pret deputetin britanik: Shkëmbimi i përvojave rrit standartet

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka pritur në Kuvend një delegacion të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, të kryesuar nga Paul Foster dhe me pjesëmarrjen e ish-deputetit John Grogan.

Gjatë takimit, u diskutua mbi mundësitë e forcimit të bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Komuneve, që është një nga institucionet më të rëndësishme të parlamentit britanik.

“Shkëmbimi i përvojave me Dhomën e Komunave është shumë i dobishëm për rritjen e standardeve të përfaqësimit, forcimin e marrëdhënies zgjedhës i zgjedhur, si dhe përmirësimin e etikës dhe transparencës në detyrën e deputetit”, tha Balla gjatë diskutimeve. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Westminster Foundation for Democracy (WFD), duke e cilësuar kontributin e saj si të çmuar në forcimin e praktikave parlamentare dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit