Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike, ka bërë disa deklarata të forta sot, duke akuzuar qeverinë për arratisje të zyrtarëve të lartë dhe duke theksuar se Belinda Balluku, ish-ministre e Infrastrukturës, është larguar prej disa ditësh nga shtëpia.
Ai gjithashtu ka kërkuar që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të ndërmarrë masa urgjente për bllokimin e pasaportave të zyrtarëve që janë nën hetim.
“Çfarë mendoni ju, se është arratisur vetëm Agaçi?! Janë arratisur dhjetëra të tjerë, një komshia e Lubisë më thotë që ka tre ditë që nuk vjen në shtëpi. Nuk them që është arratisur, por komshia nuk e sheh dhe shpreh shqetësim”, u shpreh Berisha, duke kërkuar veprim të shpejtë nga SPAK për të parandaluar largimin e të akuzuarve.









