-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama mbushi selinë e PD-së dhe xhaminë me gaz lotsjellës

Kryesoret

Nga selia e PD, kreu demokrat, Sali Berisha në një dalje për mediat ka folur për protestën  e opozitës, dhe përplasjen e policisë me protestuesit, duke akuzuar se përgjegjës kryesor për këtë situtaë është vetëm Edi Rama.

Fjala e Berishës

Ju patë sesi u përdorën bombola tymyese me acid nitrik helmues, bombolat shurdhuese vetëm përë të akuzuar opozitën. U përdorën ato mjete që përdoren në pozicione luftarake me palë armike.

Për sot, përshkallëzimi i Edi Ramës kundër opozitës ka qenë i paprecedentë. Sot kriminelë me uniformë kanë hedhur bomba tymuese dhe bombola gazi në territorin e PD-së.

Sot Edi Rama ka ndërmarrë një akt të pashembullt, ka sulmuar selinë e PD-së si një hakmarrje ndaj kryengritësve paqësore. I jap fjalën e nderit se në rast se guxon të sulmojë këtë seli, selive të tij gjurmë nuk do t’u gjejë.

I them Edi Ramës, është mundim i madh të përmbajmë qytetarët dhe sulmet e tyre ndaj selive të krimit por ata janë të gatshëm në cdo moment për t’i bërë të paqena. Prandaj urretjen atërore që ke ndaj pluralizimit mos e shpreh duke gjuajtur bomba tymi dhe gazi në selinë e PD-së.

Nuk e tolerojmë sulmin dhe bombat ndaj selisë tonë. Jemi gati nga mëngjesi në mesnatë të përgjigjemi por përshkallëzimi i sotëm tejkalon cdo lloj krimi.

Sot besimtarët myslimanë pas agjërimit dhe iftarit janë kthyer në xhami për të falur Namazin për të vazhduar lutjet me qëllim që territori i xhamisë të mos përfshihet nga asnjë lloj përballje forcat e kryengritësve të armatosur devijuan në rrugën tjetër, në krah të kundër, por hodhën bomba tymuese dhe gazi në kate të ndryshme të xhamisë kur besimtarët po faleshin. E mbushën xhaminë me gaz lotsjellës, Zoti i vraftë për këtë krim.

U bëj thirrje besimtarëve myslimantë të dënojnë këtë akt të shëmtuar dhe i garantoj se protesta jonë nuk do të ndalet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit