Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti të ndodhur në një lokal në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, në Tiranë.
Sipas burimeve, viktima është identifikuar si Egli Pashollari, 32 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me thikë gjatë një përplasjeje mes disa të rinjve. Konflikti mësohet se ka nisur brenda ambienteve të lokalit.
Euronews shkruan se 32-vjeçari njihej si pjesë e grupit të Emiljano Shullazit, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve të përfshirë.









