-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTOT/ Nallbati me maskë kundra gaz! Noka i përlotur fshin sytë

Kryesoret

Protesta e opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit ka pasur tensione, hedhje molotovi, fishekzjarrësh, gazi lotsjellës dhe ujë.

Një nga momentet e protestës ishte çasti kur deputetë të opozitës, përveç protestuesve, mbanin maska kundërgaz në fytyrë.

Mes tyre edhe deputeti demokrat Bledjon Nallbati, i cili gjatë protestës së 10 shkurtit përfundoi i plagosur në spitalin e Traumës.

Këtë herë ai mbante një maskë kundër gazit lotsjellës që hidhte Policia. Po kështu edhe deputetë të tjerë mbanin maskë.

Por deputeti Flamur Noka u pa vetëm me shami që e mbante në hundë dhe gojë, por dallohej se ishte i përlotur për shkak të gazit.

Në një çast ai u pa teksa fshinte sytë me shami për shkak të gazit lotsjellës. Kurse deputeti tjetër, Klevis balliu, doli nga selia teksa drejtonte një grup të rinjsh me maska kundërgaz dhe dilnin në rrugën kryesore përballë Policisë.

nallbati me gazflamur noka

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit