Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për shpalljen e pavlefshmërisë të veprimeve hetimore të SPAK.
Kryetari i bashkisë së Tiranës ka pretenduar se hetimet e SPAK janë kryer në shkelje të ligjit. Gjykata e Posaçme e shkallës së parë dhe e Apelit i rrëzuan kërkesat gjatë muajve shtator–tetor të vitit 2025.
“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga Erion Veliaj kundër vendimit 228(87-2025-359) datë 20.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025.









