Opozita shqiptare do të zhvillojë sot një tjetër protestë kombëtare kundër qeverisë, pas thirrjes së liderit demokrat, Sali Berisha, që i ftoi qytetarët të dalin në rrugët e Tiranës më 20 shkurt.
Berisha akuzoi qeverinë për mbrojtjen e kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij përmes një ligji të ri në Kodin e Procedurës Penale.
Ai u bëri thirrje shqiptarëve të shprehin “fjalën e tyre me guxim epik” për të kundërshtuar këtë masë dhe për të mbrojtur qytetarët dhe pasuritë e tyre.
Berisha theksoi se protesta do të jetë paqësore dhe se ai gjithmonë ka kërkuar një kryengritje të tillë.
Ai e quajti “misteri i kryengritjes paqësore” skenarin e protestës, duke aluduar për mundësinë që protestuesit e dëshpëruar të mund të përfshihen në aktivitete të tjera si hedhja e molotovëve.
Përveç kësaj, ai akuzoi qeverinë dhe ministren Belinda Balluku për abuzime dhe vjedhje të fondeve të investimeve publike, duke përmendur dëmtimin e një segmenti të ri rrugor si një provë e cilësisë së dobët të punimeve.
/5pyetjet.al









