-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë/ Zbardhet shkaku që çoi në vrasjen e Egli Pashollarit

Kryesoret

Të tjera detaje mësohen në lidhje me vrasjen me thikë të Egli Pashollarit, ngjarje që ndodhi këtë të premte në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë.

Sipas burimeve jozyrtare bëhet me dije, se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për shkak se autorët dyshonin se viktima iu kishte ngacmuar të motrën. Njëri prej autorëve është identifikuar si Gazment Buçpapa.

Po ashtu, mësohet se viktima Pashollari njihej si pjesë e grupit të Shullazit por nuk dihet nëse ngjarja ka apo jo lidhje me konflikte për aktivitete të paligjshme apo është një sherr banal.

SI NDODHI NGJARJA

Egli Pashollari sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz 31-vjeçarin.

Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij e kanë nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë që ishin në vendngjarje, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

“Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.”, njoftoi policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit