-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokimi i rrugëve/ Bardhi: Dhuna nuk është vetëm gazi në protestë, por vjedhja e mln € tendera

Kryesoret

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi, përmnes një postimi në facebook ka reagur, lidhur me bllokimin e aksit rrugor Librazhd-Prrenjas, i cili u ka pamundësuar lëvizjen e njerëzve, fëmijëve për në shkollë dhe qyetarëve për kryerjen e shërbimeve. Sipas tij dhuna nuk është vetëm gazi lotsjellës i protestës por edhe vjedhja që bën qeveria me rrugët miliona euroshe tendera duke bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Postimi i Bardhit

KORRUPSIONI NUK FAL! AS NË FUNDJAVË!
Dhuna nuk është vetëm gazi në protestë, nuk është vetëm gazi në xhami. Nuk është vetëm gazi në selinë e opozitës.
Dhuna është kur 1.1 miliardë euro tendera për rrugë janë sot nën hetim për abuzime, me emrin e Belinda Ballukut, ndërsa rrugët çahen si në kohë lufte. Korrupsioni po bllokon lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Dhuna është kur kryeministri u ofron imunitet politik të kërkuarve nga drejtësia, krijon imunitet për vete, ndërsa qytetarët mbeten në rrugë të vjedhura e të pasigurta.
Prej orësh tashmë, juglindja e vendit është në kaos dhe tërësisht e bllokuar. Prej orësh, të moshuar e fëmijë janë të bllokuar në të ftohtë, në pamundësi për të shkuar në shtëpitë e tyre. Shteti ka ngritur duart dhe i ka braktisur.
Shqiptarët paguajnë miliona euro në muaj për mirëmbajtjen e akseve rrugore. Paguajnë taksa për sigurinë në rrugë. Por Edi Rama dhe Belinda Balluku, siç provojnë edhe hetimet e SPAK, paracaktojnë kompanitë e mirëmbajtjes së akseve rrugore, të cilat, në vend të punës, zgjedhin tarifën e korrupsionit dhe nuk bëjnë asgjë.
Kjo neglizhencë kriminale e shtetit ka kosto për qytetarët, deri në situata të dhimbshme si kjo më poshtë.
Vetëm reagimi qytetar dhe protesta e fortë do t’i japin fund vjedhjes dhe keqqeverisjes. Tregojeni me pjesëmarrje dhe me zë të lirë se durimi juaj ka mbaruar.
Asgjë nuk ndryshon me heshtje. As me pritje! Ne mund të ndryshojmë gjithçka vetëm duke reaguar!

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit