Pasditen e sotme një 47 vjeçar nga qyteti i Kavajës ka mbetur i vrarë me thikë pas një konflikti banal.
Dyshohet se shtetasi R.P ka goditur me thikë 47 vjeçarin I.S.
I moshuari ka humbur jetën në spitalin e Kavasjës, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3
Policia është vënë në ndjekje për kapjen e autorit të ngjarjes.









