-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha publikon dëshminë e prindit e të miturit: Protestuesit janë arrestuar padrejtësisht

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar dëshminë e prindit të një të mituri, i cili thuhet se është arrestuar gjatë protestës së djeshme të opozitës.

Ai ka denoncuar mënyrën se si janë trajtuar të rinjtë gjatë protestës, duke e quajtur një veprim të paligjshëm dhe të pamoralshëm të forcave të rendit.

“Do u lutesha shumë të dëgjoni e prindit dhe të njërit prej këtyre të miturve. Djali ka qenë duke ngrënë sufllaqe bashkë me kushëririn e vet 14 vjeç. Kanë qenë duke ardhur këtej nga krahu i Lanës, sa kanë kaluar shkollën Ismail Qemali. Tek Ura e Tabakëve. Kanë pasur çantën e shpinës të shkollës me gjithë librat. Ka ardhur njëri dhe ua ka futur në çantë. Këta janë trembur se nuk i njihnin se ishte gjithë ai burrë. I ka thënë shkoni dhe hidhini tek protesta. I kanë kapur në orën 8 pa ca kur ne ishim akoma tek protesta. Dhe po u kapi njeri, thoni që na kanë dhënë lekë. Në atë moment, nuk kanë bërë djemtë as 10 hapa, kanë ardhur civilët dhe i kanë arrestuar. Imagjino ti,” tha Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit