Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra pas protestës së djeshme të opozitës, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me forcën e rendit.
Në një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha ka akuzuar policinë për përdorimin e dhunës ndaj protestuesve dhe ka theksuar se një pjesë e mirë e uniformave të shtetit e ka humbur besimin në mbrojtjen e autoriteteve të qeverisë.
“Janë shoqëruar mbi 50 persona. Një pjesë e tyre nuk kanë marrë pjesë kurrë në protestë. Një pjesë e policëve janë sjellë me rrugaçëri. Janë sjellë si patronazhistë dhe kriminelë. Dje ka pasur një dallim të qartë në qëndrimin e një pjesë të mirë të policisë, që po realizon se mbrojtja e hajdutëve nuk është pjesë e ligjit. Unë i përgëzoj ata. Unë i ftoj policët, që të bashkohen me demonstruesit. Rama është armik i egër i qënies së tyre, i kombit shqiptar.” u shpreh Berisha.









