-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e PD, Blushi: Dënojmë dhunën çnjerëzore ndaj protestuesve paqësorë

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme duke e quajtut një akt kriminal.

Më tej Blushi shtoj se plumbi i gomës në ballin e në zonje është si pasoja e pushtetit aktual.

Deklarata e Blushit:

20 Shkurti i rrëzimit pa kthim të diktaturave konfirmoi mbrëmë vendosmërinë e shqiptarëve për të shembur dhe për ta bërë pluhur e hi regjimin e kalbur të Edi Ramës.

20 Shkurti ishte një akt guximi historik, kur qytetarët nga e gjithë Shqipëria u ngritën në Tiranë përballë një regjimi që jeton nga dhuna, gënjeshtra dhe grabitja.

Falenderim dhe mirënjohje me përulje për të rinjtë, burra, gra e të moshuar që mbushën bulevardin dhe rrugët e Tiranës në një kryengritje paqësore, më të fuqishmen që ka njohur Shqipëria në dekada.

Një protestë që jehoi në çdo familje shqiptare dhe u pasqyrua me profesionalizëm në mediat më të mëdha ndërkombëtare.

Kjo ditë guximi u përball me fytyrën më të shëmtuar dhe kriminale të Narkoshtetit, që në panik dhe me urdhër të Edi Ramës nuk kurseu dhunën, plumat e gomës, gazin, rrëmbimet dhe arrestimet e qytetarëve.

Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe gjuajtjen me plumb gome në ballë të një zonje, intelektuale, kandidate për deputete.

Ky është akt kriminal shtetëror, atentat i pastër politik, vërtetoi para të gjithë shqiptarëve se ky regjim që qëllon gratë në ballë me plumba gome ka humbur çdo grimcë legjitimiteti.

Dënojmë dhunën çnjerëzore dhe kriminale të ushtruar ndaj protestuesve paqësorë, goditjet pas koke, rrahjet dhe shkelmimet e çizmeve të narkopolicë mbi qytetarë të rrëzuar përdhe, përdorimin kriminal të gazit dhe armëve në distancë të afërt nga banditët me dhe pa uniforma policie.

Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin kriminal të përdorimit të bombave tymuese dhe gazit në xhami, për të ua prishur namazin besimtarëve të cilët nuk kishin asnjë lidhje me protestën dhe nuk kishte asnjë protestë në territorin afër xhamisë.

Dënojmë rrëmbimet e qytetarëve, arrestimet pa shkak, burgosjet politike dhe frikësimin e të rinjve e të miturve.

Nxënës të kthyer nga shkolla u trajtuan si kriminelë, u shantazhuan, u mbajtën në komisariate për të thyer shpirtin e tyre të lirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit