-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KE për tarifat: Presim që SHBA të përmbushin angazhimet e tyre, pas vendimit së Gjykatë së Lartë

Kryesoret

Komisioni Europian kërkon transparencë të plotë mbi masat që qeveria e Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikon të marrë pas vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë në  SHBA për ligjin mbi kompetencat emergjente ekonomike ndërkombëtare.

Në një deklaratë, Komisioni thekson se “marrëveshja është marrëveshje” dhe nënvizon se Bashkimi Europian pret që SHBA të respektojnë angazhimet e tyre sipas deklaratës së përbashkët, po ashtu siç BE respekton detyrimet e veta.

Komisioni thekson rëndësinë e një tregtie transatlantike të drejtë dhe të balancuar, duke garantuar që kompanitë dhe eksportuesit e BE të kenë trajtim të drejtë, parashikueshmëri dhe siguri ligjore. Produkteve të BE duhet t’u garantohet trajtim konkurrues pa rritje të taksave mbi çmimet që tejkalojnë kufirin maksimal të dakorduar më parë.

Sipas Komisionit, taksat e papritura destabilizojnë tregjet globale, nxisin pasiguri në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit dhe minojnë besimin e biznesit.

Për të diskutuar situatën, Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maroš Šefčovič, pati të shtunën një bisedë me përfaqësuesin amerikan për tregtinë, Jameson Greer, dhe me sekretarin amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick.

Komisioni konfirmon se do të vazhdojë të punojë për uljen e barrierave doganore dhe ruajtjen e një mjedisi tregtar transatlantik të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm, ndërsa BE mbetet një mbështetës global i tregtisë bazuar në rregulla.

Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian vijon zgjerimin e rrjetit të marrëveshjeve tregtare ambicioze “zero taksa” dhe përforcon sistemin e tregtisë së hapur dhe të bazuar në rregulla në nivel global.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit