-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtëpia e Bardhë për vrasjen e 20 vjeçarit: Një i çmendur tentoi të hynte në rezidencën e Trump

Kryesoret

Një 20 vjeçar është qëlluar për vdekje pasi kaloi perimetrin e sigurisë në rezidencën e Presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago.

Shtëpia e Bardhë ka reaguar për incidentin e mëngjesit në rezidencën e presidentit Donald Trump në Florida, ku forcat e sigurisë qëlluan për vdekje një person të armatosur.

“Në mes të natës, ndërsa shumica e amerikanëve ishin në gjumë, Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara veproi shpejt dhe me vendosmëri për të neutralizuar një person të çmendur, të armatosur me një armë dhe një bidon me lëndë djegëse, i cili hyri në shtëpinë e Presidentit Trump,” deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë shërbimin sekret, bëhet e ditur se personi që u vra, u pa pranë portës veriore me një pushkë dhe një bidon me benzinë në dorë.

Mësohet po ashtu se 20-vjeçari ngriti pushkën në pozicion qitje, para se të qëllohej për vdekje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit