Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.
Ai ka akuzuar kryeministrin Rama për ndërhyrje politike dhe ka theksuar se situata penale e Ballukut është rënduar ndjeshëm pas hetimeve të fundit.
“Nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Mandateve që seanca të ishte me dyer të mbyllura. Nuk kishte asnjë surprizë. Rama urdhëroi 5 anëtarët e PS në këshill të bëheshin mbrojtje politike për të korruptuarën Belinda Balluku.SPAK konfirmoi se situata penale ndaj Ballukut është rënduar tepër krahasuar me masat e para që gjykata ka dhënë ndaj saj. Prokurorët thanë se ajo rrezikon deri në 35 vite burg nëse provohen të gjitha akuzat. Në një dëshmi tronditëse, prokurorët kanë paraqitur prova konkrete se si Balluku ka përdorur dy forma për të ndikuar tek dëshmitarët: njëra ka qenë kërcënimi me jetë nga ‘të fortët’, dhe tjetra përmes zyrtarëve të kabinetit të Ballukut që kanë kërcënuar dëshmitarët se do hiqeshin nga puna familjarët e tyre dhe i kanë ofruar para që të ndryshonin dëshmitë.”
/5pyetjet.al









