-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha në “5Pyetjet”: Çështja Balluku po kthehet në politikë dhe jo drejtësi

Kryesoret

I ftuar në emisionin 5Pyetjet nga Babaramo” gazetari Poli Hoxha komentoi situatën e Belinda Balluku, duke theksuar se çështja e saj po kthehet më shumë në debat politik sesa në drejtësi.

Ai shtoi se partitë dhe qeveria duket se e përdorin situatën për përfitime të mazhorancës, duke e zhvendosur fokusin larg transparencës dhe rregullave ligjore.

“As këta vetë nuk thonë se është e pafajshme. Qeveria është në mbrojtje për të mbrojtur një njeri. Sot po na dalin raste nga një çështje për zonjën Balluku. Vetëm nga rasti që po dëgjojmë përditë janë shembjet e përditshme të rrugëve të Ballukut. Do të dalë me organizatën e strukturuar në organizatë kriminale.  Janë pyetur të dyja palët nga deputetët e opozitës: ‘Ju keni dyshime ose prova që kjo prokurori ka përfitime politike nga zonja Balluku?’ Dhe avokatja ka thënë jo, së bashku me partinë politike. Çfarë thonë këto në media është gjë tjetër. Këtë duhet ta provojë Maja ose Balla të dalin edhe të thonë po. E treta, këto duan t’i çojnë deri në pikën e fundit dhe po harrojnë që ka një nen që quhet nen për pengimin e drejtësisë. Dhe këtë po e vendosin në funksion. Prapë është mungesë drejtësie. Duke e kthyer partinë në mbrojtje të Ballukut, çështja e Ballukut është kthyer në çështje politike të mazhorancës,” shprehet gazetari Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit