Gjykata e Tiranës i ka liruar të 18 protestuesit e arrestuar gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e së premtes në Tiranë.
17 prej protestuesve të arrestuar janë liruar me masë detyrim paraqitje. Ndërkohë, një protestues tjetër u lirua pa masë sigurie pasi ka rezultuar me probleme të shëndetit mendor.
Gjykata vlerësoi se shumica e arrestimeve ishin të paligjshme.









