-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Kuvendi të votojë pro arrestimit të Ballukut

Kryesoret

Në Këshillin e Imunitetit dhe Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, pesë deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar që të gjithë deputetët në Kuvend të votojnë pro heqjes së imunitetit të saj.

Kjo kërkesë ka ardhur në mbështetje të masave të kërkuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të lejuar vazhdimin e hetimeve dhe masave ligjore kundër Ballukut.

Rekomandojë:

Deputetët në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojnë pro, për miratimin e kërkesës nr. 43019Prot., datë 16.12.2025 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur:“Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, për znj.Belinda Balluku ”, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ku ajo është marrë si e pandehur dhe person nën hetim, për shkak se dyshohet se ka kryer, në mënyrë të përsëritur, veprën penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal”, thuhet në qëndrimin e PD.

Klodian Braho: Belinda Balluku rrezikon 35 vite burg

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit